Kosovë

Haradinaj përkujton heronjtë që thyen kufirin shqiptaro-shqiptar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 22 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai kujtoi edhe trimat tjerë të UÇK-së, heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.

“Të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, artisti e shkrimtari që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij. E liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi!”, përfundon Haradinaj. /Zëri