May 3, 2024
Maqedoni

Lloga: Do të arrijmë në 40 zyra për ndihmë juridike falas në vend

Gjevgjeli, 28 korrik – Nga 34 zyra për ndihmë juridike falas në të gjithë vendin do të arrijmë të paktën 40. Tashmë kemi materiale dhe një fushatë në rrjetet sociale dhe kanalin Jutjub dhe të gjitha do të jenë në televizionet kombëtare, portale dhe media të tjera, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në promovimin e sotëm në Gjevgjeli për sensibilizimin e qytetarëve për ekzistimin e ndihmës juridike falas.

Ai shtoi se falë Këshillit të Evropës kjo fushatë tashmë po tregon rezultatet e para.