May 21, 2024
Maqedoni

Spasovski e vlerëson të suksesshëm aksionin ku ikën bosat e drogës

Aksionin policor antidrogë që u realizua para disa ditë, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, e quan të suksesshëm. Ndërsa prokuroria menjëherë një ditë pas aksionti tregoi se aksioni ishte dekonspiruar dhe për këtë shkak nuk ishin kapur gjashtë narko bossa. Ndërsa ai shfrytëzoi rastin të lavdërhet për punën që është bërë nga Ministria e Brendshme, për kohën që ai qëndron në krye të institucionit.

Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm

“Nëse i shohim rezultatet, janar-mars 2020 dhe janar-mars 2020, janë dy periudha në të cilat MPB-në e udhëheqin dy ministra të ndryshëm. Kur ishte ministri nga radhët e VMRO-së gjithësej ka qenë e detektuar dhe sekuestruar 14.8 kilogram drogë. Tani në këtë moment është detektuar dhe sekuestruar 55.8 kilogram drogë. Kjo tregon qartë për atë se kush si është i orientuar sa i përket tregtisë së paligjshme me drogë dhe armë. Për armë vitin e kaluar kemi vetëm 1 armë dhe aspak monucion tjetër, dersia tani kemi 10 armë dhe disa qindra pjesë monucion që janë sekuestruar”.

Spasovski për rastin vetëm tha se pret që prokuroria të gjej mënyrë që nëse ka çfarë do qoftë lëshimi për ato që janë fajtor dhe pastaj të njejtit të japim përgjegjësi.

Opozita maqedonase pas aksionit kishte publikuar disa fotografi të presidentit Stevo Pendarovski dhe oliver Spasovskit, sipas tyre me narko bossat që janë në arrati. VMRO-DPMNE për këtë kërkon përgjigje nga Spasovski dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

VMRO-DPMNE

“Dita e katërt që narko bossat nga Gërçeci janë në arrati. Spasovski i cili fotografohej me ta nëpër kafene, tani hesht. MPB nën udhëheqjen e Spasovskit është plotësisht e pa aftë. Rrjedhin informacione edhe për dilerët më të vegjël të drogës, deri tek narko bossat e drogës. Sistemi nuk funksionin. Personat me të cilët gjithë krerët e larët shtetëror fotografoheshin kafeneve ishin udhëheqës të narko klaneve, ndërsa shoqërim i kanë bërë edhe Spasovskit, Pendarovskit dhe Vice Zaev”.

Në aksionin anti drogë të emërtuar nën emrin e koduar “Mali” që u realizua më 25 mars, u arrestuan 22 persona , ndërsa u gjetën dhe sekuestruan 80 000 euro, 300 000 denarë, 500 franga, 5 kilogram marihuanë, 700 gram kokainë.

Emine Ismaili /SHENJA/