Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi tejet prekës dhe të fuqishëm menjëherë pas përfundimit të vizitës tek i ati në Hagë, ku sot u shpall dënimi me 25 vite burg nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Të ngjajshme
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?
Përmes këtij reagimi, ai përcolli porosinë e babait të tij, duke theksuar se krerët e UÇK-së mbeten të fortë e faqebradhtë, pasi fitoren e tyre historike e kanë arritur me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Reagimi i plotë i Altin Krasniqit:
“Sapo përfundova vizitën me babin.
Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.”

