Kosovë

Flasin familjarët e kosovarit që dyshohet se u therë 13 herë nga ish-bashkëshorti i gruas së tij

Ismet Osmanaj nga Gjakova është vrarë në Belgjikë të hënën. 52-vjeçarin dyshohet se e vrau B. A., 48 vjeç, nga Ferizaj. Ai ishte ish-bashkëshorti i gruas së të ndjerit.

Familjarët të cilët jetojnë në Gjakovë, kanë hapur dyert për ngushëllime, derisa thonë se ngjarja ndodhi pa pritur. Sipas Qazim Malokut, nipit të të vrarit, Osmanaj ishte martuar me ish-gruan e të dyshuarit, para 2 vjetësh e në Belgjikë ka shkuar rreth 1 javë më parë.

Mes tjerash, Maloku tha se mes dy familjeve nuk ka pasur asnjëherë mospajtime dhe se tashmë i ndjeri ishte punëtor i arsimit dhe person i qetë.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe Policia e Belgjikës. Në një përgjigje për ATV-në, Policia belge dha detaje lidhur me vrasjen.

“Kosovari, 52 vjeç, ka pritur të merrte fëmijët e të dashurës së tij, por ai u ther me thikë disa herë në rrugë. Njësia që ishte prezente në vend për hetime, bëri të ditur se në bazë të gjurmëve, viktima ishte therur 13 herë”, thuhet në njoftimin nga Policia e Belgjikës

I dyshuari, që është shtetas belg, është arrestuar menjëherë dhe sipas prokurorit, ngarkohet me veprën penale “vrasje”. Ai pritet të dalë para gjykatës të premten.

Ndërkohë, familja Osmanaj nga Godeni i Gjakovës ka filluar procedurat për ta sjellë trupin e të ndjerit në Kosovë./ATVLIVE

Për më shumë ndiqeni lajmin e plotë, në videon e mëposhtme.