May 16, 2024
Kosovë

Nipi i Adem Jasharit, gjenerali Bashkim Jashari, fotografi me dronët “Bayraktar”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, por nuk ka treguar për numrin e tyre.

Me blerjen e dronëve, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt.

Ai të dielën ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në pranimin e dronëve ka qenë edhe gjenerali Bashkim Jashari, djali i bacit Rifat Jashari, nip i komandantëvr legjendarë, Hamëz e Adem Jashari, transmeton Lideri.mk.

“Po të ishte gjallë, Adem Jashari do të ndihej krenar. Dikur ishte ëndërr, sot Bashkim Jashari fotografohet pranë dronit Bayraktar, teknologjia më të re ushtarake”, kanë shkruar mediumet./Lideri.mk