May 24, 2024
Maqedoni

Fillon shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet e dyfishta

Sot në mëngjes ka filluar shpërndarja e fletëvotimeve në mbarë vendin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, të planifikuara për 8 maj, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir e shpërndan materialin zgjedhor në mbarë vendin, ndërsa KSHZ pret që shpërndarja të përfundojë deri në fund të ditës.

“Ekipet janë në terren, duhet të shpërndahen gjithsej rreth 3.600.000 fletë votimi. Deri më tani, nuk janë shënuar probleme gjatë shpërndarjes së materialeve zgjedhore”, thonë nga KSHZ.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 zgjedhës.