May 19, 2024
Maqedoni

Pendarovski do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Penal

Presidenti Stevo Pendarovski vendosi të nënshkruajë ndyrshimet dhe plotësimet e Kodit Penal.

Nga Kabineti i presidentit theksojnë se me ndryshimet e fundit të miratuara në Kuvend, nuk është paraparë amnisti për veprat penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Në këtë pjesë, ndryshimet janë të harmonizuara me Direktivën evropiane për ngrirjen dhe konfiskimin e pasurive, që përveç dënimit me burg, theksin e vendos te marrjae pasurisë për kryesit e këtyre veprave penale”, thuhet në njoftimit e kabinetit të presidentit Pendarovski.

Presidenti Pendarovski pret që masat e zgjeruara të konfiskimit të pasurive që të mos mbeten vetëm në letër si ka qenë deri më tani, por kjo të nodhë në praktikë dhe në të gjitha rastet ku është vërtetuar keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe mjetet t’i kthehen buxhetit të shtetit.