May 9, 2024
Maqedoni

Von der Lejen takon Pendarovskin, eurointegrimi në fokus

Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Lejen po qëndron në Shkup. Eurointegrimi i vendit në fokus të takimit me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit është prekur situata aktuale politike në vend. Në këtë kontekst janë shkëmbyer informacione për fazat e mëtejme të bisedimeve pas përfundimit të procesit të skriningut si dhe për dinamikën e zbatimit të reformave. Theks i është vënë edhe raportit vijues për përparimin e vendit si dhe planit për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i shtetit Pendarovski falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin që jep BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim u shkëmbyen opinione për rëndësinë strategjike nga zbatimi i ndryshimeve kushtetuese dhe implikimeve të mëtejme në përsepktivën europiane të vendit.

Von der Lejen nga Zëvendës kryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, i cili priti në aeroportin e Shkupit kryetaren e Komisionit Europian në një status të tijin është shprehur se vizita e Von der Lejen është një sinjal pozitiv për perspektivën europiane të rajonit dhe ndodh në një moment kyç procesin eurointegrues të vendit.

Von der Lejen nesër do të takojë kryeministrin Dimitar Kovaçevski, e pritur në qeveri me nderimet më të larta shtetërore. Më pas do të vijojë konferencë për media. Turi katër ditor në ballkanin perëndimor do të vijojë me vizitën në Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe Sarajevë.