April 27, 2024
Kosovë

Faik Draga, dëshmori që u doli para plumbave të armikut, për të mbrojtur shokët

Sot 22 vite, ishte dita e fundit kur u ndam fizikisht ne istikamet e luftës . Na ndajtën plumbat e mallkuar të armikut, qe i prite më gjoksin tënd për të na mbrojtur ne, bashkëluftarët tuaj.

Sapo kishe mbushur 18 pranvera dhe vetëm një javë pas rënjës suaj erdhi liria, por ajo nuk erdhi edhe pa gjakun tuaj të njomë sepse ne vënd të jetes në liri ju kishit zgjedhur pavdeksinë.

Pusho i qetë vlla Faik Draga, sot Kosova është e lirë e ty po të këndohet kënga.

Lavdi !