May 12, 2024
Kosovë

Bandat kriminale vrasin ish-ushtarin e UÇK-së Veli Sadiku

Është vrarë në moshën 55 vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku nga fshati Rashan.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mbrëmë (e shtunë), familjarë të tij të cilët thanë për “Jepi Zë” se i ndjeri është vrarë nga bandat kriminale në Dijon të Francës

Familjarët kanë treguar, se Veli Sadiku që ishte ushtar i Ramush Haradinajt në Koshare dhe Pashtrik, u qëllua derisa ishte duke fjetur.

Postimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.

Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!