May 15, 2024
Maqedoni

Fillojnë punimet për infrastrukturën nëntokësore në Seravë të Çairit

Sot në Seravë të Çairit kanë filluar punimet për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të kësaj lagje, informon Zhurnal.

Rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza.
Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV. Ndërsa shuma e siguruar është mbi 1 milionë euro.
Me këtë projekt filloi rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në rrugët:
📍“Prohor Pçinski”,
📍“Stojko Jovanovski”,
📍“Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”),
📍“Maksud Sadik“,
📍“7 Korriku”, në lagjen Seravë, Sauk Çeshma 1 dhe 2;
Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit do të bëhet edhe në rrugët:
📍“Lekë Dugagjini”(“Pere Toshev”) nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën
📍“Klinska Lesi” në lagjen Seravë.
Ndërkaq rikonstruimi i kanalizimit ekzistues dhe ujërave fekale do të bëhet në rrugët:
📍 “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”),
📍“Klinska Lesi“ dhe në rrugën
📍“Kovaçka” në Lagjen Seravë, sikurse edhe në rrugët
📍“Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”),
📍“Rifat Burxheviq” nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Serava” në Komunën Çairit.
Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit. Përkujtojmë se tanimë janë siguruar edhe 40 milionë denarë të tjera për implementimin e projektit të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët Dizhon 15, 17, 19, 21, 23 dhe 23 A.