“Një hap i mbarë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në “Tabanoc” te Kumanoves.
Sot, së bashku me Muftiun e Kumanovës, z. Abedin Imeri, Drejtorin e Qendrës Konservuese dhe përfaqësues të Inspektoratit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, nisëm një hap të rëndësishëm për xhaminë historike të Tabanocit, e cila, sipas të dhënave historike, daton nga fundi i shekullit XIV dhe konsiderohet ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan.
Procesi do të vijojë me kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm profesional e institucional, me qëllim që kjo dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të marrë mbrojtjen që meriton.
Me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit, z. Sedat Sulejmani, punët e mira dhe kujdesi për trashëgiminë kulturore vijnë për të gjithë, pa dallim. Trashëgimia jonë është përgjegjësi e përbashkët – ta ruajmë për brezat që vijnë.”
*(Status facebook i z.Afet Jashari)

