April 28, 2024
Kolumna

Albin! Ja pse VV i humbi zgjedhjet; Ndryshimin e shpresuar qytetar, ta kompromituan matrapazët partiak!

Shkruan: Fadil Maloku

1. Albin! Ti e di më së miri që jemi duke jetuar në kohë kaosi apo shthurjeje të sistemit të vjetër vleror, ku SOLIDARITETI midis; qytetarisë, komuniteteve, partive politike, etj., gjithnjë e më shumë po pretendohet të zëvendësohet me do farë pretekstesh; politike, sosh fetare, e sidomos ca kulturore. Vendin e solidaritetit, gjithnjë e më shumë po e zë ai i “standardit” të INTERESIT i cili ka filluar ta ngulfatë si parimin e drejtësisë ashtu edhe atë të moralitetit dhe shpirtit kreativ të qytetarisë. Madje edhe duke e metastazuar ate me vetëdije turravrapi, në drejtim të familjes, komunitetit, klanit, partisë e institucioneve shtetërore…!

2. Albin! Meqë, INTERESIN e kemi pranuar me vullnetin tonë (që nga momenti kur e kemi synuar çlirimin e vendit) si normë, si mënyrë sjelljeje, e sidomos si kukturë joshëse, atraktive e deridiku edhe utilitare, ne në fakt, s’kemi asnjë arsye, ama as alibi që të ia ngulisim vetës sonë apo edhe ndonjë tonë idenë dhe paradigmën e mashtrimit, mendimit, veprimit apo edhe gjykimit ndryshe! Sepse, kështu do rrënohej e gjithë “godina” e Vetëvendosjes, që Ti me sakrifica, xhelozi e afsh të paimagjinueshëm bëre përpjekje ta ngritësh në piedestalin e normes qeverisëse! Dhe çfarë po ndodhë! Ti apo alter egoja yte, duke dashur ta shumzoj vetën tënde, “emruat” (kexo; rekrutuat) DEPUTET BEDELA nga Kuvendi i Kosovës për; të zgjedhur, kandidatët për kryetar komunash, anëtarët e Bordeve… dhe pozicioneve tjera ministrore, duke harruar kështu, që këta bedel kanë edhe do interesa të tyre klanore e (siç po thojnë; apartiake!) e grupore, që dodsido po ia vorrosin qytetarisë kosovare shpresën e ndryshimit…!

3. Albin! Pushtetin moral e sidomos atë politik që e barte (blanko!) tek ca individë që i “rekrutove” në zgjedhjet e shkurtit 2021, ku me autoritein Tuaj u ndihmove me dalë nga anonimiziteti duke i bë madje edhe DEPUTET! Të njëjtit, që u dhe fuqi dhe besim blanko të bënë dhe ende po të bëjnë “pazare” të paskrupullta (rishikoj të lutëm personat… që ua ke besu mënyrën e përzgjedhjes së BORDEVE!) prapa shpinës dhe interesit Tuaj partiak e ideologjik, po shesin “dushk për gogla”! Këta persona që (ende janë “shtalba”, ama me ambicie tejet të sëmura karrierriste makiaveliste!) u besove fuqi politike, statuse e privilegje të majme, shumë lehtë nesër sikurse “faksioni” (term i H.F) i Shpend Ahmetit, kanë me tentu me të syrgjynosë jo edhe aq nga rruga yte e nisur para tri dekadave, por, nga qeverisja, jam më se i sigurt! Tani, cila është zgjidhja dhe hapi që t’rekonndoj publikisht? Padyshim, që është ajo e NDRYSHIMIT! Por, cilit ndryshimi se? Ai i keqkuptuari, ai i improvizuari, apo ai i dëshmuari në zgjedhjet që ndodhën si dëshprim e si zhgënjim, me 14 tetor2021