May 12, 2024
Maqedoni

Filipçe: KSI rekomandon masa shtesë për të punësuarit në administratë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se sot pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive është vendosur që të ketë rekomandime të reja anti-Covid, transmeton TV21. Filipçe thotë se rekomandimet kanë të bëjnë me të punësuarit në administratë.

“Është marrë vendim që t’i sugjerojmë Qeverisë që të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në vetëqeverisjen lokale, si dhe në të gjitha institucionet nën kompetenca të këtyre institucioneve qeveritare, të mund të shkojnë në punë vetëm duke treguar vërtetim që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, ose me PCR test negativ, i cili do të jetë i vlefshëm për së paku 72 orë ndërsa do të bëhet me shpenzimet personale të të punësuarve, si dhe me vërtetim që personi ka kaluar Kovid-19, por jo më të vjetër se 45 ditë”, tha Filipçe.