Fidan Limani, këshilltar politik për çështje komunale në kabinetin e Ministrit Krahinor të Austrisë së Poshtme dhe veprimtar shoqëror me prejardhje nga Sllupçani, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Komunës së Haraçinës Daut Beqiri.
Gjatë vizitës, Limani vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Beqiri në muajt e parë të mandatit, duke e cilësuar atë si një shembull të udhëheqjes moderne dhe të orientuar drejt zhvillimit të komunës.
Fidan Limani:
Kryetari më i ri që po tërheq vëmendjen: Daut Beqiri, shembull i një udhëheqjeje të suksesshme Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Si Fidan Limani, veprimtar shoqëror nga Austria me prejardhje nga Sllupçani i Likovës dhe këshilltar politik në Kabinetin e Ministrit Krahinor të Austrisë së Poshtme, për mua ishte një kënaqësi e veçantë të shkëmbej mendime me një kryetar të ri dhe vizionar.
Me vetëm 36 vjet, Daut Beqiri nuk është vetëm kryetari më i ri i komunës në Maqedoninë e Veriut, por pas vetëm tetë muajsh në detyrë konsiderohet edhe një nga më të suksesshmit ndër 80 kryetarët e komunave në vend.
Ajo që më la më shumë përshtypje ishte ritmi me të cilin realizohen projektet. Investimet në ujësjellës dhe kanalizim, këndet e reja të lojërave për fëmijë, terrenet sportive për të rinjtë, hapësirat rehabilituese, si dhe projektet e ardhshme me panele fotovoltaike tregojnë një vizion të qartë evropian dhe një përkushtim të sinqertë ndaj qytetarëve.
I uroj Daut Beqirit shumë suksese në vazhdim dhe shpresoj që, pavarësisht se cila qeveri do të jetë në pushtet, të vazhdojë të ketë mbështetjen e nevojshme për t’i realizuar projektet e tij.
Në fund të fundit, kur fiton komuna, fitojnë qytetarët./Televizioni News

