April 29, 2024
Maqedoni

Faton Selami: Me të vërtetë vërejmë disponim pozitiv në Tetovë për listën e Alternativës

Nuk japim numra se sa këshilltar do t`i fitojmë, nuk duam t`i frikësojmë oponentët tanë politik
Bartësi i listës së Alternativës për në Këshillin Komunal të Komunës së Tetovës, Faton Selami gjatë shpalosjes së programit në Clik Plus për zgjedhjet e 20 gushtit, në pyetjen e gazetarit se sa këshilltar presin që t`i fitojnë, ai nuk ka dashur të jap numra, pasi që nuk ka dashur t`i frikësoj oponentët politik.

“Ne tani jemi në fushatë. Kemi kontakte çdo ditë me qytetarë, trokasim derë me derë, kontaktojmë dhe e shohim se me të vërtetë kemi një disponim pozitiv për listën e këshilltarëve të Alternativës. Mbi këto përshtypje ne mund të konstatojmë se lista e Alternativës do të jetë befasia e radhës e këndshme e këtyre zgjedhjeve.

Sa i përket numrave me 20 gusht do të vendosin qytetarët, ndoshta nuk është mirë të kalkulohet me numra se ndoshta edhe kundërshtarët do të na frikësohen, mirëpo besoj se do të kemi më tepër këshilltar sesa që kemi pasur. Dhe ne do të kemi rrolin përmbajtësor në formimin e shumicës së re.”, deklaroi Selami.