Aktivisti Fatlind Selmani ka reaguar ndaj qëndrimeve të Ali Ahmetit gjatë vizitës së tij në Prishtinë, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në raport me Kosovën.
“Ali Ahmeti dje mbështetës i projektit serb ‘Ballkani i Hapur’, sot patriot nga Prishtina. Dje ishte në një projekt ku Kosova mbetej jashtë dhe kundër interesit të saj, ndërsa sot na mban leksione për Kosovën”, shkruan Selmani.
Ai thekson se Kosova nuk duhet të përdoret si mjet për retorikë politike.
“Kosova nuk është dekor për retorikë politike. Qëndrimet e djeshme nuk mund të fshihen me deklaratat e sotme”, shkruan Selmani.
Reagimi vjen pas paraqitjes së Ahmetit në Prishtinë, ku kreu i BDI-së mori pjesë në marshin e sotëm, ndërsa ishte fokusuar në çështje që lidhen me Kosovën dhe raportet shqiptare në rajon.

