May 1, 2024
Maqedoni

Emocionale: Nipi mbjell lule te varri i gjyshit dëshmor Remzi Osmani në Sllupçan

Sot me datën 3 maj 2021 u bën 20 vite ku u mblodhëm në Sllupçanin legjendar tek varrezat e dëshmorëve e gjithë familja: djali, vajzat, nipat, mbesat dhe kusherinjtë për ta përkujtuar atë që ende është gjallë në zemrat tona!
Pa ceremoni madhore por me vizitën më të pastërt dhe më me shpirt!
Erdhi bab me të vizitu familja jote e ngushtë pa frymë interesi por vetëm me të tregu se ne jemi prap bashkë ashtu siç ti ke dashtë!
Në këtë mledhi hoqëm mallin e ahengjeve dhe mledhive që i organizoje me dashuri.
Sot mbollëm lule në varrin tënd,e këto lule u bëfshin Xhehnet për ty!
I falemnderoj të gjithë të pranishmit që morën pjesë dhe më lehtsuan sadopak dhimbjen që do ta kem në zemër deri sa të bashkohemi prapë me më të shtrenjtin tim!