Kulturë

Abdullah Begolli ndihmon me libra Bibliotekën Universitare

Abdullah Begolli, ka dhuruar pesë kopje të librit, “Energjia”, për Bibliotekën Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Libri, i cili përmban analiza, informacione, fakte të nxjerra nga burime të ndryshme, ofron një mundësi të mirë për studentët dhe mësimdhënësit që kanë interesim për prodhimin e energjisë.

Librat i ka pranuar dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), prof.dr. Hakif Zeqiri, i cili e ka falënderuar autorin për këtë donacion. “Po shohim një interesim të shtuar të njerëzve të dijes dhe shkencës për t’i ndihmuar studentët tanë me botimet e tyre shkencore”, tha ai.

Përndryshe, prej marsit të këtij viti vazhdon të jetë i hapur aksioni për dhurimin e librave për Bibliotekën Universitare, përderisa në të njëjtën kohë ajo është shpallur e hapur për të gjithë të interesuarit.