May 15, 2024
Maqedoni

Pensionistët fillimisht kerkonin rritje 3.500 denarë, por tani kerkojnë 5.000 denarë

Pensionet nga sot janërritur me 5.3 për qind në vend të 6 për qind siç ishte paralajmëruar më parë. Kjo rritje minimale nuk e uli pakënaqësinë e pensionistëve të cilët paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestat deri në kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve nga 3.500 denarë në muaj, zbatimin e metodologjisë së re të vendosur vitin e kaluar dhe përcaktimin e pensionit minimal në masën 80 për qind të pagës minimale.

Përfituesit e pensioneve më të ulët në Maqedoni nuk do të arrijnë rritjen as 700 denarë. Nëse, pensionisti ka marr 12.500 denarë në muaj, që është pragu më i ulët në vend, rritja do të jetë 662 denarë dhe pensioni i ri do të jetë 13.162 denarë. Shumica e pensionistëve në Maqedoni, ose 97 mijë, marrin pension deri në 13 mijë. Ata që marrin pension mesatar invalidor prej rreth 17 mijë do të marrin rritje prej gati 900 denarë. Rritje më të lartë, përkatësisht rreth 1000 denarë, do të ata që arrijnë pensionin në mbi 22 mijë denarë. Pensionistët fillimisht kerkonin rritje 3.500 denarë, por tani kerkojnë rritje prej 5.000 denarëve.