April 27, 2024
Maqedoni

Keqmenaxhimi i pastrimit të bërllogut në Tetovë

Një nga njollat më të zeza të qytetit gjithë këto vite pa dyshim që eshte keqmenaxhimi me grumbullimin e berllogut. Me rritjen e konsumit edhe sasia e bërllogut është rritur dukshëm, ndërsa Komuna e Tetovës ka qenë e papërgaditur dhe pa vizion për tu përballuar me këtë problem për të ofruar zgjidhje. Kjo gjendje është bërë e padurueshme për të gjithë qytetarët. Në Këshillin e ri një nga pikat kryesore në kuadër të ambientit të pastër do të jetë prioritet zgjidhja e këtij problemi. Me planifikim strategjik dhe dije bëhet. Një energji e re mund t’a bëjë Tetovën më të mirë për të gjithë ne.

Elmedina Abdulai
Me mire per Tetoven