May 5, 2024
Lajmet e reja

Promovohet libri “Autorët e komunës së Vitisë”, antologji nga autori Muzafer Ramiqi

Të shtunën në Viti, në sallën e Kuvendit të Kimunës së Vitisë,u promovua libri “Autorët e komunës së Vitisë”Antologji, ku prezentohen të gjithë krijuesit vitias me krijime të tyre poetike,shkencore dhe historike.Autor i këtij libri është poeti Muzafer Ramiqi, ndërsa kryeradaktor z.Sabit Alidema,redaktor z.Nazif Laçi dhe recenzent z.Rrahim Sadiku.Të pranishëm ishin kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Bekim Azizi,drejtori për kulturë,rini e sport z.Valmir Sahiti dhe dy drejtor tjerë Naim Pira dhe Basri Aliu.

Gjithashtu prezentë ishin shumë poetë e familje të disa poetëve të ndjerë.Për vlerën e këtij libri folën kryeredaktori,redaktori,recenzenti dhe autori i librit.

Viti, 19.2.2022