Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, ka reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë në disa portale dhe rrjete sociale, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet se një mjek është sulmuar brenda spitalit, përcjell tetova1

Në reagimin e tij publik, Elezi sqaron se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës dhe nuk ka lidhje me procesin e punës apo detyrën zyrtare të personelit mjekësor.

“Demant

Të nderuar qytetarë, të nderuar pacientë,

" "

Ju informojmë se lajmi që po qarkullon në disa portale dhe rrjete sociale se një mjek është sulmuar në Spitalin Klinik të Tetovës, nuk është i vërtetë.

Ngjarja nuk ka ndodhur brenda spitalit dhe nuk lidhet me procesin e punës apo detyrën zyrtare të personelit mjekësor. Bëhet fjalë për një çështje private, jashtë institucionit dhe jashtë orarit të punës.

Faleminderojmë mediat dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe i inkurajojmë që informacionet të përcillen të verifikuara dhe me kujdes, në interes të formimit të drejtë të opinionit publik”, përfundon Elezi.

sqShqip