May 7, 2024
Maqedoni

Erkan Arifi sërish do të jetë kandidat i BDI-së për Likovën

Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Likovës, unanimisht dhe me aklamacion nominoi për kandidat të mundshëm për kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale kryetarin aktual, Erkan Arifi.

Kandidatura e tij u mbështet nga gjithë anëtarët e kryesisë së degës dhe në mbledhjen e zgjeruar në përbërje të kryesisë, kryetarëve të Këshillave Vendore, deputetit të kësaj zone, Berat Ajdari, kandidatura e kryetarit Erkan Arifi u mbështet me aklamacion dhe pa asnjë vërejtje.

Mbledhja është mbajtur sonte (30 maj 2021) në selinë e degës së Likovës.