May 6, 2024
Maqedoni

Ende është aktiv zjarri në Falishtë të Tetovës

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në depon me ngjyra, llak dhe produkte të tjera kimike në afërsi të fshatit Falishtë të Tetovës. Edhe pse me një intensitet të zvogëluar, aty ende ka zjarr dhe tym, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë me shuarjen, informoi këtë mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas QMK-së, zjarrfikësit nga Tetova e kanë shuar zjarrin pa ndërprerë gjatë gjithë natës dhe pritet të shuhet plotësisht orëve në vijim.

Zjarri ka shpërthyer dje në orën 10:30, ndërsa në shuarjen e saj ishin përfshirë zjarrfikës nga Kumanova, Shkupi, Gostivari dhe Velesi.