May 4, 2024
Maqedoni

Elezi premton zgjidhje për deponitë e qentë endacakë, kandidatja e PDSH-së në Gostivar takohet me votuesit

Kandidatja e Partisë Demokratike Shqiptare për kryetare të Gostivarit, Renata Elezi, ka takuar mbrëmë mbështetësit e saj në fshatin Bajnicë e Poshtme. Para tyre u zotua për zgjidhje të problemit me deponitë por edhe për qentë endacakë.

“Të dashur banorë të fshatit Bajnicë kërkoj mbështetjen tuaj që bashkë ta mbyllim deponinë dhe shumë deponi të tjera, bashkë të shtrojmë rrugët kanalizimet dhe ta rregullojmë të gjithë infrastrukturën, të heqim anësh qentë që sot edhe fëmijët tanë nuk mund të shkojnë nëpër shkolla shkaku i tyre”, deklaroi Renata Elezi – kandidate e PDSH-së për Komunën e Gostivarit.