April 29, 2024
Maqedoni

EKSKLUZIVE: “Visar Ganiu shkatërroi Çairin, tani ndërton shtëpi në Butel“

Kryetari i Çairit në largim Visar Ganiu është duke ndërtuar shtëpi në Butel, thonë burime në këtë komunë. Sipas informacioneve të siguruara, Ganiu tani më ka filluar ndërtimin e shtëpisë në kohën kur po zhvillohen zgjedhjet për komunën e Çairit, shkruan portal. Visari “Gjatë këtyre ditëve del dhe u premton banorëve të Çairit jetë më të mirë, gjë që nuk e realizoi për katër vite, ndërsa për vete po bën gati valixhet të largohet në një vend më urban dhe të rregulluar më mirë. Apo ndoshta ikja e tij ka të bëj me faktin se në anketat e brendshme të BDI-së, llogaritë janë se do ta humbin komunën, madje që në rrethinë e parë.
Me këtë veprim Ganiu po ndjek paraardhësin e tij, Izet Mexhiti, i cili pas 12 viteve sa ishte në pushtet në Çair, nuk arrit t’ua përmirësojë standardin jetësor të qytetarëve as për një milimetër dhe u shpërngul për të jetuar në komunën e Butelit”, shkruan portal.mk.
Ganiu pritet të flasë gjatë së nesërmes për këto informata./portal