May 6, 2024
Maqedoni

Arlinda Shabani, police zv/komandire nga Likova: Femrat me uniformë të kaltërt bëjnë ndryshimin! /Video

Vlora Zenuni:TV News


Arlinda Shabani Zv/Komandir në vendkalimin kufitar Bellanoc-Stançiq

Nëpërmes fuqizimit të grave, familjet dhe shoqeritë fuqizohen në tërësi, sepse një shansë i ofruar gruas është një shansë i ofruar mbarl shoqerisë.
Arlinda Shabani e lindur me 22 shtator 1980, në fshatin Likovë, ku e ka kryer shkollen fillore, të mesmen ekonomike e perfundoi në Kumanovë, studimet universitare i përfundoi në universitetin shën Klimenti i Ohrit në Shkup,dhe kursin e policisë në akademine policore në Shkup, është e martuar dhe nënë e dy femijeve.
Si police e thjeshtë filloi gjatë vititi 2002, vendi i saj i parë i punës ishte në vendkalimin kufitar Tabanoc, pastaj në zonat e gjelbërta në Bellanoc dhe Sopot, prej 31 janar 2020 kur edhe u be hapja e pikes kufitare Bellanoc – Stançiq ishte emëruar si zv. komandire e pare shqipëtare në rajon.
Si grua në një pozite të tillë, njeriu pyetet se si ia del mban ajo në jetën personale, duke e pasur parasysh karierën të qenit nënë, bashkëshorte dhe zv/komandire duket që është një gjë goxha e veshtire.

Ndarja e profesioneve sipas gjinisë, me emancipimin e gjeneratave të reja, ditë e më tepër bëhet e kaluar dhe e etiketuar si prapambeturi. Njëherazi edhe vendet udhëheqëse nuk janë të rezervuara vetëm për burra, qofshin ato edhe institucione ushtarake, policisë, sigurisë e kështu me radhë.
Tani kemi shembuj konkret se edhe femrat dinë të tregojnë rezultate të suksesshme në pozitat udhëheqëse, të cilat para një kohe jo shumë të largët ishin të garantuara vetëm për gjininë mashkullore.


Arlinda Shabani është zv/ komandire në pikën kufitare Bellanoc- Stançiç. Për sfidat e saj, karrierën, ballafaqimin me shoqërinë patriarkale do na flet vet ajo para mikrofonit të Tv News.
Qëndrueshmeria, vendosmëria dhe etika e punës së palodhshme drejt arritjes së qëllimeve ishin forca shtytëse prapa suksesisit të saj për të arritur deri tek pozita drejtuese në kuadër të policise kufitare të Maqedonisë veriore.
Si përfundim porosia e zv/komandires Arlinda Shabani per gratë që punojnë në forcat e rendit është “ Jeni të përkushtuara në kryerjen e detyrave dhe përgjegjsive tuaja”, kërkoni të drejtat tuaja dhe zhvillimin profesioinal dhe avansimin”.