May 18, 2024
Maqedoni

Zaev dhe disa ministra në pushim deri më 12 gusht, koordinimet për zjarret do t’i bëjnë përmes telefonit dhe internetit

Në periudhën prej 3 deri më 12 gusht një pjesë e kabinetit qeveritar do të jenë në pushim, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përcjell SHENJA.

Në njoftimin thuhet se qeveria do t’i realizoj funksionet e saj, ndërsa në përputhje me gjendjen e zjarreve ministrat për çdo ditë do të mbajnë seanca online dhe me kohë do të sjellin vendimet e duhura.

“Sipas koordinimit të përbashkët, një pjesë e ministrave nuk do të shfrytëzojnë ditë nga pushimi në këtë periudhë, kjo me qëllim që të sigurohet koordinim nga tereni dhe zyret për aktivitetet çdoherë dhe çdokund ku është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev shfrytëzon ditë nga pushimi deri më 12 gusht.