May 8, 2024
Kolumna

Edhe në këtë botë si në botën e amshuar egzistojnë parajsa dhe ferri

Shkruan: Ejup Berisha, politikolog

Unë nuk jamë shumë fetar apo nuk jamë tepër i dhënë pas saj por ajo cfar është më e rëndësishme është fakti se unë besoj se Perendia i madhërishëm, i mëshirshem dhe i plotfuqishëm egziston dhe unë si krijesë e tij mundohem që perher ti falenderohem të njëjtit në të gjitha variantet dhe menyrat e mundëshme për jetën dhe të mirat që mi ka falë që ti gëzoj në këtë jetë. Këtu do ta ndërpres tregimin për besimin tim në Zot sepse unë atij dua ti besoj pa i thënë apo pa ju lëvdruar askuj thjeshtë në heshtje pa bërë shumë zhurmë si dhe pa e mërzitur askend. Prandaj besone Perendinë pa bërë zhurmë sepse ai e pëlqen heshtjen dhe maturinë e jo zhurmën dhe mendjemadhësinë e besimtarëve.
Nga ajo që kamë lexuar nëpër librat e fesë e di se në botën tjetër egzistojnë parajsa dhe ferri, por nga përvoja dhe nga ajo që kamë parë dhe përjetuar kamë kuptuar se në këtë jetë gjithashtu egzistojnë caste të cilat i ngjajnë ferrit dhe parajsës. Njerëzit parajsën në këtë botë e përjetojnë përmes instalimit të Demokracisë së vërtetë dhe zbatimit të parimeve dhe të standardeve të saja pozitive në mënyrë të përpiktë në shoqëri dhe në shtet. Ndërsa ferrin e kësaj jete njerëzit e përjetojnë përmes instalimit të Autokracisë dhe varianteve të saja përcjellëse si autoritarizmi dhe diktatura. Pra në një shtet dhe shoqëri ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të njëjtat përparohen në përputhje me rrethanat dhe kohën egzistuese atëher njerëzit mund të thuhet se janë duke jetuar në parajsën e kësaj bote. Ndersa nëse ndodh e kundërta pra nëse ndodh që liritë dhe të drejtat e njeriut nuk respektohen dhe te njejtat nuk përparohen në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, kjo është tregues se njrëzit janë duke jetuar në ferrin më të keq të kësaj bote. Në një shtet demokratik me standardet dhe kriteret që u përmendën më lartë edhe politikanët mund të perceptohen sikurse të jenë engjëj, ndërsa në sistemet autokratike ku njerëzit nuk respektohen por tërë kohës sulmohen, nënçmohen dhe anashkalohen atëher politikanët mund të perceptohen si djaj. Në faktet që i prezenton Perendia e madhëruar engjëjt janë të pëlqyeshëm dhe të dëshirueshëm kudo nga njerëzit ndërsa djajt janë të padëshirueshëm dhe shume te urryer kudo dhe në çdo çast nga ana e tij. Kur janë politikanët engjëj? Këta janë të tillë kur njerëzve u krijojnë kushte të mira e te përshtatshme për jetë dhe këta të njëjtët nuk i ngarkojnë me obligime dhe me vështërsi plotësuese të cilat nuk mund ti përballojnë dot qenjet njerëzore. Në të kundërtën politikanët do të perceptohen të këqij dhe të pamëshirshëm sepse në vend se ti shkarkojnë qytetarët nga obligimet dhe vështërsitë këta akoma më tepër i ngarkojnë të njejtët me to. Shembuj tipik të shteteve kopje të parajsës janë psh Zvicrra, Luksemburgu, Kanadaja dhe shtetet Skandinave.Këto janë të pakta por megjithatë të njëjtat egzistojnë dhe njerëzit i marrin si shembuj për të mirë dhe për pozitivitetet që i kanë dhe i manifestojnë në jetën e përditshme ndaj qytetarëve të tyre. Nga ana tjetër fatkeqsisht shtete kopje të ferrit ka shumë më tepër dhe nëse duhet që njerëzit ti përmendin ato të njëjtët duhet të lodhen shumë sepse për fat të keq këso shtetesh ka shumë më tepër se shtetet kopje të parajsës. Pra shtetet e tilla janë shumë pak dhe numrohen në gishta ndërsa nëse duhet përmendur shtetet kopje të ferrit duhet të ketë më tepër hapsirë apo nëse duhet permendur të gjitha këto shtete duhet të shkruhet një artikull i tërë prej shumë faqesh nëpër gazeta. Shtetet e Ballkanit hyjnë në grupin e shteteve kopje ferri për shumicën e qytetarëve dhe kopje parajse për një pakicë të vogël të tyre. Për dallim prej parajsës së asaj bote ku sipas predikimeve fetare njerëzit e mirë, parimor dhe të vyeshëm do të jetojnë në qetësi, në rehati dhe në bollëk këtu në shtetet e Ballkanit njerëzit e mirë nuk mund ti shfrytëzojnë të mirat dhe përfitimet shoqërore për mirsitë dhe për mirsjelljet e tyre por këto gjëra i shfrytëzojnë njerëzit problematik dhe tendencioz. Një fakt apo dhe një realitet i tillë është i papranueshëm por çtë bëjmë kështu e ka sot jeta sepse kjo shumë shpesh dinë të jetë jo e drejtë dhe e pamëshirshme ndaj njerëzve, dhe kjo është është kështu sepse sot askund dhe në asnjë çast nuk zbatohen mirësia dhe drejtësisa. Do të thotë se kusht që një shtet të llogaritet si parajsë është që në të zbatohen mirësia dhe drejtësia ndërsa në shtetet kopje të ferrit nuk zbatohen asnjëra prej tyre. Pra vënia në jetë të shteteve parajsë bëhet përmes plotësimit të ca kushteve që nuk janë vështirë për tu plotësuar. Dhe ato bëhen realitet kur elitat politike dhe përbërësit e tjerë shoqërorë mbajnë llogari dhe kujdesen shume për jetët, lumturinë dhe mirqenien e qytetarëve. Gjendjet dhe faktet e kundërta bëjnë të qartë se në një shtet dhe në një shoqëri nuk ka drejtësi e as mirësi dhe kjo është tregues i cartë se bëhet fjalë për shtete kopje ferri.