Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot u zhvillua seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Shpallësi i Pavarësisë së Kosovës është gjykuar me 25 vjet burg nga Gjykata Speciale.
Gjykatësi Charles Smith ka shqiptuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë në prani të të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Udhëheqësi politik i UÇK-së ishte i pari që mësoi verdiktin e rëndë të Gjykatës Speciale.
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Lajmi.net/
"
"

