May 9, 2024
Kosovë

Dy vajza shqiptare që gjatë luftës kanë mbajtur lidhje dashurie me policët serbë, tani janë dëshmitare kundër Jakup Krasniqit

Teksa po vazhdon gjykimi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, deklaratat rreth kohës së luftës po rikthehen në aktualitet.

Është rikthyer në aktualitet edhe deklarata e gazetarit Vehbi Kajtazi, lidhur me disa dyshime që ai thotë se akuzohet Jakup Krasniqi.

Gazetari Vehbi Kajtazi kishte dhënë para ca kohësh disa detaje për rastin Vaganica në emisionin Debat Plus, duke thënë se janë dy dëshmitare shqiptare kundër Jakup Krasniqit.

“Jakup Krasniqi ishte i akuzum në një rast ku ka qenë i akuzum Sylejman Selimi dhe disa persona të tjerë. Në rastin e quajtur Vaganica. Vaganica është një fshat i Mitrovicës. Dhe aty kanë qenë viktima të pretenduara dy vajza shqiptare të cilat sipas pretendimeve janë shoqëruar me policë serb, pra përpos të tjerash kanë pasë edhe marrëdhënie seksuale me policë serb. Sipas pretendimeve, janë ndalu e janë dërgu në Vaganicë dhe prej aty janë dërguar tek baza e UÇK-së në Likovc. Dhe çka pretendon njana prej atyne. Thotë Jakup Krasniqi mi ka pre floktë me gërrshërë. Mi ka qethë floktë. Pse ma ka ba këtë, për me më identifiku mua me lavire edhe… se demek në luftën e dytë botërore soji i tillë i femrave janë qethë në mënyrën më të keqe të mundshme për me u identifiku se ja ku janë laviret e armikut. Këto janë qesharake. Unë jam tepër i zhgënjym me i ngarku me kësi akuza…”