May 5, 2024
Maqedoni

Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Dibër për një rrahje

Mbrëmjen e së hënës, pranë një lokali në Dibër, punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Dibër kanë ndaluar D.A. 22, J.K. 21-vjeçar, të dy nga Shqipëria, si dhe 23-vjeçari E.Q. nga Dibra, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Ata u përfshin në një rrahje fizike.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Policia e Dibrës theksoi se do të ngrejë kallëzim penal./infoshqip.com