May 4, 2024
Maqedoni

Milanoviq: Shqipëria dhe RMV-ja padrejtësisht mbahen para portave të BE-së

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka adresuar kritika ndaj BE-së për shkak, sic tha, në mënyrë të pashpjegueshme mban para dyerve Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, presidenca sllovene do të ketë detyrë të vështirë, për shkak se në këtë periudhë gjashtëmujore do të ndodhin gjëra të rëndësishme që do ta heqin vëmendjen nga Ballkani Perëndimor.

ZORAN MILANOVIQ – PRESIDENT I KROACISË

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në mënyrë të vrazhdë mbahen para portave të BE-së, derisa vendet anëtare po merren me cështjet e tyre të brendshme, por BE-ja duhet të vendos nëse I duhen këto dy shtete. Këtë e thash edhe në Shqipëri. BE-ja duhet të thotë nëse në kuadër të saj I duhen vende me shumicë myslimane të popullsisë, kurse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tema të lidhura”

/KlanMacedonia