May 1, 2024
Maqedoni

Dy kolegë e kanë rrahur kumanovarin në Çair

Më datë 23.05.2023 në ora 13:45, O.R. 46 vjeçar nga fshati Kleçovcë i Kumanovës ka njoftuar policinë se më datë 22.05.2023 rreth orës 15:00 te parkingu pranë një kompanie në zonën e Çairit është sulmuar fizikisht nga H.M. dhe G.P. Dy sulmuesit kanë qenë kolegët e tij, transmeton Lideri.mk.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës”, njofton policia. (Lideri)