April 26, 2024
Maqedoni

Dy femra nga Shkupi dhe një mashkull nga Tetova kapen me drogë 15 mijë euro (Video)

Me datë 26.06.2022 në periudhën nga ora 00:30 deri në ora 03:00 nga zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Njësiti për Tregti Ilegale të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësisë për Trafikim Ilegal të Drogave në SPB Kumanovë, në bashkëpunim me ekipin mobil në Drejtorinë doganore, në vendkalimin kufitar “Tabanovc” në hyrje të shtetit kanë privuar nga liria A.G.(40), T.D. (39), të dy nga Shkupi dhe A.B. (36) nga Tetova.

Gjegjësisht, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare holandeze, i drejtuar nga T.D., në të cilin pasagjerë ishin A.G. dhe A.B.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur tre pako me gjithsej 204 gram kokainë, të destinuara për shitje rrugore ku kapte vlerën rreth 15 mijë euro, 1 pako hashash, tre pako marihuanë dhe përzierje duhan me hashash. Personat janë ndaluar në stacionin policor në SPB Kumanovë dhe në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.