May 7, 2024
Maqedoni

Dy ditë para dorëheqjes, Zaevi “njofton” Kovaçevskin me Vuçiqin dhe Ramën (FOTO)

Kryeministri në ikje, Zoran Zaev dy ditë para deponimit të dorëheqjes në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi është zhvilluar në Tiranë, para darkës në kuadër të Ballkanit të Hapur. I pranishëm në takim është edhe mandatari i ardhshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Zaev nëpërmjet një shkrimi në Facebook, takimin e fundit të këtij formati si kryeministër, e ka vlerësuar si “tregues të vullnetit politik”, i cili siç tha, “dëshmoi se shpejt mund të transformohet në funksionim të shpejtë të institucioneve shtetërore”.

“Me këtë konfirmojmë kapacitetin tonë si vend për realizim të shpejtë, efikas dhe reforma avancuese dhe politika për bashkëpunim rajonal”, shkroi mes tjerash Zaev.