May 15, 2024
Maqedoni

Pas dy dekadave fillon rikonstruimi i rrugës në fshatin Çiflik

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka njoftuar se pas 20 viteve ka filluar rikonstruimi i rrugës në fshatin Çiflik.

Kjo rrugë që për herë të fundit ishte asfaltuar në vitin 2002.

Skemi kohë për t’u ndalur!
Nisëm me punimet e rikonstruimit dhe asfaltimit të rrugës së Çiflikut, potencon Sejdiu.