Në Kosovë është hapur debat mes Reshat Sahitaj dhe Ismet Sylejmanit lidhur me veprimtarinë e Ali Ahmetit,
kryetar i BDI-së. Deri sa Sahitaj ashpër e kritikon, Ismet Sylejmani edhe më fuqishëm e mbron.

‘“…Lufta në Maqedoni ishte një iniciativë e LPK-së, pjesës që e përfaqësonte Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi etj. Shumë më herët kisha biseduar me Musa Xhaferin dhe disa të tjerë, që lufta në Maqedoni nuk do të ndryshonte asgjë në favor të shqiptarëve, përveç atyre që dikur i kishte arritur Nevzat Halili. Dhe lufta përfundoi. Ali Ahmeti asgjë nuk fitoi, përveç që u shndërrua në milioner.
Maqedonia, përmes luftës, vrau, burgosi dhe zhduku veprimtarët më të devotshëm të çështjes kombëtare, e Ali Ahmeti kujdesej si të shtonte milionat e tij. Përmes luftës dhe angazhimit sekret të Ali Ahmetit, Maqedonia e ka pastruar dhe e ka stabilizuar terrenin e saj edhe për 20 vite të ardhshme, duke i burgosur apo vrarë më të mirët…”!
“…Maqedonisë i duhet një Fadil Hoxhë për t’i qetësuar shqiptarët…”!’, shkruan Sahitaj në akuzaat e tij ndaj Ahmetit, transmeton portali Lideri.mk nga Shkupi.

‘Kush është Reshat Sahitaj që ia lejon vetit të akuzojë, fyej e ofendojë?
Ku ka qenë gjatë luftërave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?’, pyet mes tjerash Fatmir Sylejmani, duke e mbrojtur Ahmetin.
Në vazhdim Lideri.mk u sjell dy tekstet, respektivisht në fillm tekstin nga Reshat Sahitaj, e pastaj edhe reagimin nga Ismet Sylejmani.

EKSKLUZIVE/ LUFTA NE MAQEDONI NUK SOLLI ASGJË TË MIRË PER SHQIPTARET / Pse po nervozohet ALI AHMETI KUR VETË NUK BERI ASGJË përveç pasurisë personale?

Shkruan: Reshat Sahitaj
Historia e veprimtarisë se Ali Ahmetit është e gjatë për të shkruar në FB.
Unë ndalem vetem në disa pika të shkurtëra ku ia sqaroj opinionit pasivitetitn total dhe regresin e kerkesave të popullit shqiptar nën Maqedoni.
Dikur e veçmas nga 1981, kërkesat e shqiptarëve nuk kufizoheshin vetëm për Kosovë, por nenkuptohej vetëvetiu kerkesa per të gjithë shqiptret nën pushtimin jugosllav. Ky qëllim ishte deri në daljên në skenë te LDK-së dhe të Prosperiteteti në Maqedoni, të Sulejman Uglarit nê Mal te Zi dhe te shefit tjeter ne Lugunën e Presheves. Ibrahim Rugova ishte president i të gjitha ketyre viseve te okupuara. Pra, ishte president dhe të gjithë keta (tani ua kam harruar emrat e atyre ne Mal Zi dhe Presheves), dhe te gjithë konsultoheshin me Prishtinën.
Fondi për grumbullimin e pareve ishte per te gjithë LDK-ëja. Serbia, duke e parë forcimin e faktorit shqiptar nê Jugosllavi, do të bënte çmos që t’i shpartallonte qe jetonin në republika te ndara. Shpartallimi i shqiptarëve filloi kur delegacioni i shqiptarëve duhej te udhëtonte për në SHBA ku Diogardi kishte rregullar takimet ne Kongresin amerikan. Në aeroportin e Zvicres ishte vendtakimi i persoanliteteve shqiptare, ku arriten 48 personalitete nga Kosova, Maqedonia …
Sherri ndërshefa plasi në aeroport. Nevzat Halilit dhe bashkêpunêtorëve te tij, LDK-êja , nuk i kishin siguruar mjete materiale per udhëtim siç nuk i kishte sigurar as tjerëve nga vendet tjera. Pas kthimit nga SHBA, Prosperiteti Demokratik e hapi fondin në DUISBURG të gjermanisë vetem për poltikanet shqiptarë nga Maqedonia. Pastaj filluan ndarja e fondeve ne Preshevë e Mal te Zi.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është pse u bë ndarja, por si u zhvilluan ngjarjet dhe kerkesat tona në Maqedoni.
Gjatë shumë takimeve që kam pasur më Nevzat Halilin, Ilir Luma, Muhamet Halili etj etj, shqiptaret në Maqedoni fillimisht kërkonin a) regjistrimin e popullsisë e që sipas Nevzat Halilit MK kishte 45% shqiptarë b) gjuha shqipe zyrtarisht e barabartë me maqedonisht speseishin 45% shqiptarë etj etj
Forcimi i faktorit shqiptar në Maqedoni, po e rrezikonte dukshem dobësimin e shtetit e po e forconte ligjërisht faktorin shqiptar. Gjatë takimeve në P. Eurpoian, nê qeverinê e Belgjikes, në NATO dhe ne Konf e Paqes mbi Jugosllavinë , shqiptarët po korrnin fitore te padukshme per momentin por te suksesshme per te ardhemn e tyre. Serbia dhe Maqedonia do merrnin masa për dobesimin dhe shkterrimin e Prosperitetit dhe humbjen e Nevzat Halilit.
Kush më mirë se se shqiptari të shkatërrojë shqiptarin? I pari u ngrit Sali Berisha duke e quajtur Nevzat Halilin spiun të UDB-së. Nevzati e thirri ne telefon Ibrahim Rugoven, dhe i kerkoi ta mbronte. Heshtje. E thirri Fehmi Aganin dhe i tha t’i dilte në mbrojtje. Heshtje! Në skenën politike hyri redaktori i Televizionit Prishtina Arbër Xhaferi, i cili politikisht e dobësoi Nevzatin. Sherbimi Sekret i Maqedonisë përgatiti dosje, se Nevzat Halili kishte kontakte me Leka Zogun dhe po i armatoste shqiptarët, gjë qe nga ky lajm i falsifikuar Nevzat Halili e humbi spmpatinê e shteteve Perëndimore e sidomos me Ambasadorin gjerman të Konf. PAQES z Geert Ahrensin, i cili kishte simpati per ne.
Para se të fillonin sulmet ajërore kunder Serbisë, Perëndimi kishte këtë marrëveshje me Maqedoninë: Maqedonia duhej të lironte hapësiren ajrore dhe tokësore për forcat e NATO-s, dhe NATO ishte garancë për ruajtjen territoriale të Maqedonisë.
Lufta nê Maqedoni, ishte njê inisiativë e LPK-së , pjesës që e përfaqësonte Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi etj. Shumë më heret kisha biseduar me Musa Xhaferin dhe disa tjerë, që lufta nê Maqedoni nuk do ndryshonte asgjë ne favor të shqiptarëve perveç atyre qe dikur i kishte arritur Nevzat Halili. Dhe lufta perfundoi. Ali Ahmeti asgjë nuk fitoi, perveç qe u shnderrua ne milioner.
Maqedonia permes luftës vrau, burgosi dhe zhduku veprimtarët më te devotshem te çeshtjes kombëtare, e Ali Ahmeti kujdesej si te shtonte milionat e tij. Permes luftês dhe angazhimit sekret te Ali Ahmetit, Maqedonia e ka pastrue dhe e ka stabilizuar terrenin e saj edhe për 20 vite te ardhshme, duke i burgosur apo vrarë më te miret.
Aktualisht Maqedonia është duke e ndjekur strategjinê politike dhe diplomtike si dikur Tito ndaj shqiptarëve. Maqedonisë i duhët një Fadil Hoxhë per t’i qetësuar shqiptarët.
Më hollësiht në librin tim “Idealsitet 4” 480 faqe.

ISMET SYLEJMANI: Pse (Reshat Sahitaj) e sulmon Udhëheqësin Ali Ahmeti dhe kush e paguan?

Reshat Sahitaj, në një shkrim të tij autorial në FB, ka sjellë një shkrim ekskluziv, siç e cilëson ai, me titull: “Lufta në Maqedoni nuk solli asgjë të mirë për shqiptarët / Pse po nervozohet Ali Ahmeti kur vetë nuk bëri asgjë, përveç pasurisë personale!”

Kush është Reshat Sahitaj që ia lejon vetit të akuzojë, fyej e ofendojë?
Ku ka qenë gjatë luftërave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare?

Çfarë di ky zotri për të mirat dhe të këqijat që i solli lufta e UÇK-së popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut?
Pse e sulmon Udhëheqësin Ali Ahmeti dhe kush e paguan?
Për çfarë pasurie personale milionshe e akuzon Udhëheqësin Ali Ahmeti? etj., etj.

Në shkrimin e tij në FB, ky zotëri përmend shumë emra si: Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Sali Berishën, Nevzat Halilin, Arbër Xhaferin, Muhamed Halilin, Ilir Lumen, Fadil Hoxhën, Diougardin, Gert Arensin, një Sylejman Uglarin, vazhdon të përmend Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës, SHBA-në, P. Europian, NATO-n, Konferencën e Paqes, UDB-në, etj., etj.!

Sikur në fillim, përsëri edhe kah fundi e përmend Ali Ahmetin, pastaj Fazli Veliun e Musa Xhaferin!
Po ju sjellim një pjesë të shkrimit, e cila është pjesa më banale dhe më e poshtër e shkarravinës së tij: “…Lufta në Maqedoni ishte një iniciativë e LPK-së, pjesës që e përfaqësonte Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi etj. Shumë më herët kisha biseduar me Musa Xhaferin dhe disa të tjerë, që lufta në Maqedoni nuk do të ndryshonte asgjë në favor të shqiptarëve, përveç atyre që dikur i kishte arritur Nevzat Halili. Dhe lufta përfundoi. Ali Ahmeti asgjë nuk fitoi, përveç që u shndërrua në milioner.
Maqedonia, përmes luftës, vrau, burgosi dhe zhduku veprimtarët më të devotshëm të çështjes kombëtare, e Ali Ahmeti kujdesej si të shtonte milionat e tij. Përmes luftës dhe angazhimit sekret të Ali Ahmetit, Maqedonia e ka pastruar dhe e ka stabilizuar terrenin e saj edhe për 20 vite të ardhshme, duke i burgosur apo vrarë më të mirët…”!
“…Maqedonisë i duhet një Fadil Hoxhë për t’i qetësuar shqiptarët…”!

Këto deklarime përbëjnë akuza të rënda, të pabazuara dhe thellësisht denigruese, jo vetëm ndaj Liderit Kombëtar Ali Ahmeti, por edhe ndaj vetë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe sakrificës së popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut!

Të pretendosh se lufta nuk solli asgjë të mirë për shqiptarët, do të thotë të mohosh të gjitha arritjet politike, institucionale dhe kombëtare që dolën nga ajo luftë e njohur dhe e pranuar ndërkombëtarisht, sepse u ndërmejtësua nga SHBA,BE dhe NATO, të mohosh gjakun e Heronjëve dhe Dëshmorëve, sakrificën e luftëtarëve dhe vullnetin e një populli për barazi e dinjitet!
Akuza se lufta u zhvillua për interesa personale dhe për pasuri individuale është një shpifje e rëndë, e cila kërkon prova konkrete!

Në mungesë të fakteve ebprovabe, deklarime të tilla përbëjnë përpjekje për të njollosur figurën e një drejtuesi të lartë të luftës dhe për të delegjitimuar një proces historik të rëndësishëm për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Kjo qasje nuk është vetëm e papranueshme, por është edhe e rrezikshme, sepse synon të zbehë dhe të deformojë të vërtetën historike!
Të thuash se përmes luftës “Maqedonia e stabilizoi terrenin e saj” dhe se drejtuesit e saj vepruan në mënyrë të fshehtë kundër interesave kombëtare, do të thotë të hedhësh dyshime të rënda mbi të gjithë strukturën e luftës çlirimtare dhe mbi vetë qëllimin e saj!

Këto pretendime janë jo vetëm të pabazuara, por edhe fyese për luftëtarët, dëshmorët dhe për familjet e tyre!

Ky lloj diskursi nuk është thjesht kritikë politike, ai përbën një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj luftës për liri dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, ndaj drejtuesve të saj dhe ndaj arritjeve të saj, si Marrveshja e Ohrit, Tri Universitet Shqiptare, zyrtarizimi i Gjuhes shqipe, zyrtarizimi i Flamurit kombetar e shumë të arriturave tjera!

Në këtë kuptim, deklarime të tilla nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi publike dhe morale!

Ky zotëri do të duhej të nxirret para organeve të drejtësisë së Maqedonisë së Veriut dhe të ulet në bankën e të akuzuarit, dhe të përgjigjet për denigrimin e luftës për liri e barazi të popullit shqiptar që e ka zhvilluar nën emblemën e UÇK-së, për njëllosjen e personalitetit të madh kombëtar, atë të Drejtuesit të lartë të LPK-së, themeluesit e emërtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, themeluesin e Kryetarin e BDI-së, Udhëheqësin e Popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmetin!
Denigrimi i luftës çlirimtare, njollosja e figurave të saj udhëheqëse dhe sakrificës së popullit shqiptar nuk mund të konsiderohen thjesht si mendim personal!

Ato janë përpjekje për të deformuar historinë, për të ulur vlerën e luftës për liri, barazi e dinjitet dhe për të goditur themelet mbi të cilat u ndërtuan të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Prill 2026!

sqShqip