May 8, 2024
Maqedoni

Dy aksidente të rënda: Në rrugën Kërçovë – Ohër një viktimë, Tetovë-Shkup pesë të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Kërçovë – Ohër në pjesën e cila ka filluar të ndërtohet prej disa viteve. Fatkeqësisht, nga përplasja e tre automjeteve ka edhe një viktimë, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përcjell Klan Macedonia.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër për “Makfax”.

Sipas informacioneve në aksident është përfshirë një furgon mallrash që është përplasur me një makinë “Volkswagen”.

Të pranishëm në vendin e aksidentit kanë qenë disa persona, si dhe një autoambulancë, e cila ka ofruar ndihmë për pasagjerët./KlanMacedonia

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin afër Grupçinit në Tetovë, thonë për “Makfax” nga MPB.

Nga informacionet e para mësohet se automjeti “Renault” është përmbysur pasi ka dalë nga rruga. Deri më tani nuk ka informacione për automjetin e dytë të përfshirë në aksident.

“Bëhet fjalë për një automjet “Renault 19” me targa të Shkupit të cilin e drejtonte Z.M.(20) nga Morana e Shkupit. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, në koordinim me prokurorin publik, një ekip i MPB-së së Tetovës po kryen hetime”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe punonjësit e policisë.