May 17, 2024
Rajon - Botë

Drejtoria Doganore: Parandalohet tentativa për hyrje të paligjshme të emigrantëve

Inspektorët doganor parandaluan një tentativë për hyrje të paligjshme të katër emigrantëve pas kontrollit të një automjeti mallrash në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Raportohet se destinacioni përfundimtar i personave të arrestuar ishte Franca.

“Emigrantët ishin fshehur në rimorkion e kamionit, mes paletave me mallra të deklaruara për transit. Sipas deklaratës së tyre, tre nga emigrantët janë nga Sierra Leone, dhe një person nga Nigeria. Personat i janë dorëzuar Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme për veprime të mëtejshme. Kontrolli kufitar, parandalimi i krimit ndërkombëtar dhe siguria e shtetit ende mbeten imperativ në punën e Drejtorisë doganore”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Drejtoria Doganore.