May 7, 2024
Rajon - Botë

Gjykata gjermane refuzon propozimin për të ndalur grevën e makinistëve të trenave

Gjykata gjermane e Apelit refuzon propozimin për të ndalur grevën e makinistëve të trenave në mbarë vendin.

Drejtuesit e trenave në Gjermani janë të lirë të vazhdojnë grevën e tyre mbarëkombëtare pasi një gjykatë apeli të martën rrëzoi një përpjekje të operatorit hekurudhor Deutsche Bahn për të ndalur veprimet industriale, shkruajnë mediat e huaja.

Taktikat e përdorura nga sindikata GDL, e cila kishte thirrur grevat në më pak se 24 orë përpara, ishin të lejueshme tha një nga gjyqtarët. Ky i fundit sugjeroi kalimin arbitrazh zyrtar, ndërsa theksohet se kundër vendimit nuk ka të drejtë ankimimi.

Rreth 80% e trenave në distanca të gjata u anuluan këtë të martë pasi drejtuesit e trenave nga Deutsche Bahn hynë në grevë për shkak të pagave dhe kushteve.

Në të njëjtën ditë, por në një veprim industrial të palidhur dhjetëra mijëra pasagjerë ajror duhej të riplanifikonin fluturimet e tyre për shkak të një greve të ekuipazhit të kabinës së Lufthansa.