May 12, 2024
Maqedoni

Drejtorët Nuhi dhe d-r Vasev ndan vendimet për punësime të reja në Klinikën e Onkologjisë

SHKUP-Drejtori organizativ në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë, Nehat Nuhi së bashku me drejtorin mjekësor të këtij institucioni d-r Nino Vasev sot edhe zyrtarisht ndan vendimet e punës personave të punësuar në bazë të shpalljes publike të kësaj klinike.

Bëhet fjalë për punësimin e 4 personave të ri, prej të cilëve 2 janë mjekë dhe 2 janë rentgen teknkolog.

Ana Marija Beshlieva, Liridona Rahmani, Evgenija Baneva, Anita Haxhi Manceva.

Për herë të parë punsohet një rentgen teknologe shqiptare nga Shkupi. Bëhet fjale për Liridona Rahmani.

Realizimi i këtyre punësimeve bëhet në bazë të Programit për punësim të institucionit ku në pajtueshmëri me dispozitat ligjore është respektuar parimi i përfaqësimit të drejt dhe adekuat.

Drejtorët, Nehat Nuhi dhe d-r Nino Vasev të punësuarave iu dëshiroi suksese në punë duke potencuar se aftësia e tyre profesionale do të ndikojë në menaxhimin me sukses të këtij institucioni.

Ndryshe, Klinika shtetërore e radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup është klinika e vetme që i trajton 80.000 pacient nga Maqedonia e Veriut të prekur nga kanceret e ndryshme.

You need to add a widget, row, or prebuilt layout before you’ll see anything here.