May 15, 2024
Kolumna

Dobësitë e panumërta të Perëndimit e trimëruan Vladimir Putinin

Shkruan: Altin Disha, Londër

Adolf Hitleri i ditëve tona i quajtur Vladimir Putin po i bën Perëndimit pikërisht atë që meriton sepse Perëndimi beson vetëm në një Zot të quajtur Z. Dollar.

Duke parë sa shpejt biznesmenët dhe politikanët perëndimorë po shesin bythët e tyre, Putini i bleu të gjithë me radhë dhe i futi në xhep. Nga ana tjetër, politikanët perëndimorë i kthyen shtetet që i drejtojnë në lodra të oligarkëve më të pasur në botë dhe veten në kukulla të tyre, duke shfuqizuar të gjitha vlerat universale që siguruan dhe garantuan paqen botërore për kaq shumë kohë.

Duke vepruar kështu, ata jo vetëm që rrezikuan dhe shkatërruan rendin botëror, por edhe shëndetin e njerëzve, florën dhe faunën, sepse ata janë edhe ndotësit më të mëdhenj të mjedisit.

Meqenëse këta demonë lakmitarë besojnë se janë të pavdekshëm, edhe pasuria marramendëse që ata grumbulluan nuk i bënë ata të lumtur, kështu që ata duan edhe më shumë.

Ata ndoshta donin të konkurronin me faraonët në grumbullimin e pasurisë, dhe jo vetëm t’i arrinin, por edhe t’i tejkalonin ata, në mënyrë që të kishin mundësi t’i çonin në varret e tyre, të cilat janë po aq luksoze dhe komode sa hotelet me tetë yje.

Ata mblodhën aq shumë pasuri materiale, sa faraonët vdiqën nga turpi, për herë të dytë në varret e tyre dhe shpallen grevë urie për të fituar mëshirën dhe favorin e zotit kozmik, duke shpresuar ta bindin atë që t’i qinte nënat, motrat, gratë dhe vajzat e rivalëve të tyre tokësorë që konkurrojnë me to për pasuri dhe famë.

Në shumë nga shkrimet e mia kam lënë të kuptohet se çfarë ka ndodhur, po ndodh dhe do të ndodhë, jo sepse jam Nostradamus, por sepse jam përpjekur të kyç trurin tim gjatë analizave të gjera dhe fatkeqësisht kam arritur në përfundimin se njerëzit që janë bërë shumë përbindësha do t’i hanë kokën njëri-tjetrit ose natyra rreth tyre do të hakmerret ndaj tyre duke i shkatërruar të gjithë një nga një sepse nuk ngopen me asgjë.

Duke parë shkallën e lakmisë së tyre, arrita në përfundim se jo vetëm po shkatërrojnë ekuilibrin e natyrës përreth tyre, por po shkatërrojnë edhe ekuilibrin e tyre të brendshëm dhe po bëhen kanibalë, siç e dëshmojnë në ditët e sotme.

Për shkak se lakmia e tyre nuk është vetëm materiale, por edhe shpirtërore, ata kurrë nuk kënaqen me pushtetin, privilegjet, pasurinë dhe famën që kanë, ndaj nuk dinë çfarë të bëjnë me veten e tyre.

Në të njëjtën kohë, arrita në përfundim se nëse liderët e kësaj bote nuk i binden mendjes së shëndoshë, ata do ta çojnë botën në rrënim, e bashkë me të njerëzit, kafshët dhe bimët e pafajshme.

Prandaj e kam theksuar vazhdimisht se drejtësia dhe barazia para ligjit dhe Zotit nuk janë vetëm vlera universale në letër, por një parakusht për mbijetesën e njerëzve, kafshëve, bimëve dhe natyrës përreth tyre.

Sepse lakmia jonormale për grumbullimin dhe konsumimin e produkteve të panevojshme nënkupton një shumëfishim të prodhimit.

Dhe shumëfishimi i prodhimit nuk është i mundur pa eksploatimin e shumëfishtë të fuqisë punëtore dhe burimeve natyrore, dhe sigurisht pa shkatërrimin e shumëfishtë të specieve bimore dhe shtazore që mundësojnë ekuilibrin klimatik.

Ose më saktë, pa shkatërrimin e shumëfishtë të arteve bimore dhe shtazore, të cilat janë termostate natyrale, sepse stabilizojnë temperaturat e ujit në dete dhe oqeane.

Ashtu si luftërat e mëparshme, edhe lufta që po bëhet sot është një luftë për monopol mbi burimet e natyrës dhe shpirtrat dhe mendjet e njerëzve.

Dhe në këtë garë të çmendur për epërsi mbi njerëzit, bimët, kafshët dhe burimet natyrore, të gjithë shkatërruesit e njerëzimit, kafshëve, bimëve dhe natyrës janë përfshirë së bashku.

Mafia politike, mafia farmaceutike, mafia ekonomike, mafia bankare, mafia e monetare, mafia financiare, mafia kibernetike, mafia e ushqimit, mafia e drogës dhe armëve dhe mafia fetare.

Të gjitha këto mafi në ndërveprim e kanë shndërruar kapitalizmin klasik në kazino kapitalizëm, ndërsa bursat botërore në zyre bastesh.

Sepse nuk u mjafton vetëm shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe fuqisë punëtore, por me shumat marramendëse të parave që fitojnë nga shfrytëzimi, ata vënë bast në bursat botërore se cila kompani globale do të falimentojë nesër dhe në këtë mënyrë e shumëfishojnë ose e humbasin një pjesë të kapitalit.

Në fakt, lojtarët më të mëdhenj të pokerit dhe lojërave të fatit në bursat botërore, e financojnë lojën e tyre me paratë e taksapaguesve nga e gjithë bota.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse bursat botërore janë kthyer në kazino dhe bastore.

Dhe ata që humbën të gjitha paratë e tyre mezi presin të ndodhë një katastrofë globale për t’u ngushëlluar, ndërsa ata që shumëzuan paratë e tyre mezi presin që të ndodhë një krizë globale, sepse ata kanë fuqi të mjaftueshme për të manipuluar ofertën dhe kërkesën.

Pra, kanë fuqi të mjaftueshme për të reduktuar ofertën pikërisht kur kërkesa për produkte është në nivelin më të lartë dhe në këtë mënyrë i ngrenë çmimet në lartësi marramendëse me moton “budallenjt paguajnë çdo çmim kur janë të uritur”.

Nëse e analizojmë mirë krizën financiare dhe ekonomike botërore të viteve 2007/2008, do të bindemi se ajo është shkaktuar nga oligarkët e lartpërmendur dhe se asnjëri prej tyre nuk është dënuar ligjërisht.

Përkundrazi, ata grabitën aq shumë para sa blenë jo vetëm ishujt më të bukur të botës, por edhe të gjitha qendrat e metropoleve me të njohura të botës dhe dëbuan njerëzit e shtresës së mesme dhe të varfër.

Dhe kush e neutralizoi krizën financiare dhe ekonomike globale dhe stabilizoi përkohësisht tregjet financiare, monetare dhe ekonomike ?

Sigurisht, tatimpaguesit budallenj nga e gjithë bota.

Në të njëjtën kohë, njerëzimin, i cili pranoi rregullat e tyre të lojës pa protestuar, e hipën në Titanik dhe mezi presin të fundoset me muzikë.

Njerëzimi në fakt po e shikon tragjedinë e tij në heshtje gjatë gjithë kohës në televizion dhe internet dhe i lutet Zotit që ta shpëtojë.

Sikur Zoti nuk ka punë më të zgjuar se të merret me idiotë që nuk shohin as dy metra larg hundës.

Pse është e nevojshme si kurrë më parë një protestë globale kundër oligarkisë botërore, e cila kontrollon si shtetet ashtu edhe mafien botërore?

Sepse nuk ka dallim të madh mes njerëzve dhe kombeve.

Sepse nuk do të gjejmë dallime mes tyre edhe nëse përdorim mikroskopët më modernë.

Dallimet mes tyre i bënë oligarkët e lartpërmendur qëllimisht për t’i përçarë, dobësuar, plaçkitur dhe shkatërruar më lehtë.

Pra, njerëzimi ka dy zgjidhje:

Ose për të marrë në dorë fatin e tij, ose për t’u fundosur me muzikë bashkë me Titanikun në të cilin e kanë hipur.

Si mund të stabilizohet rendi botëror?

Vetëm përmes politikave të mençura, të drejta dhe transparente demografike, zhvillimore, ekonomike, tregtare, ushtarake, sociale, financiare, arsimore, kulturore dhe shkencore.

Pra, përmes ndarjes nga ideologjitë e vjetruara që nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e modernitetit dhe njëkohësisht përmes pranimit të një ideologjie të re globale të quajtur “ekuilibrizem” dhe që garanton mundësi të barabarta për të gjithë njerëzit e botës përpara ligjit dhe Zotit.

Dhe sigurisht duke ulur konsumin në një nivel të shëndetshëm, sepse reduktimi i konsumit marramendës do të thotë reduktim i prodhimit dhe ulje të ndotjes së mjedisit.

Nga ana tjetër, ulja e ndotjes së mjedisit çon automatikisht në zhdukjen e viruseve me të cilat jemi përballur vitet e fundit dhe, natyrisht, në zhdukjen e krizave energjetike.

A- Disha

London 08-03-2022