Kolumna

Rasti i veriut të Kosovës, momenti i duhur për të vepruar bashkërisht politikëbërsit shqiptar, në shtrirjen e sovranitetit në tërë teritorin e saj!

Etem Xheladini

Vallë është momenti i duhur të jenë kaqë të përçarë politikëbërsit shqiptar, kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po zbaton ligjet e Kushtetutës së Kosovës, për shtrirjen e sovranitetin në tërë teritorin e sajë.
Vendimet e fundit të Qeverisë së R. Kosovës, për të shtrirë sovranitetin dhe ushtruar pushtetin në tërë teritorin e sajë, deri në kufijtë të njohur ndërkombtarisht, është më se i drejtë, e po thuajë se ishte kërkesë e gjithë shqiptarëve, po edhe e politikëbërsëve të dalë nga lufta e vitit 1999 e UÇK-ës, që deri dje, për dy dekada nuk ja arritën ta realizojnë këte ëndërr të gjithë shqiptarëve.
Siç dihet, nga shpallja e pamvarësisë së R. Kosovës, të drejtat e qytetarëve ishin me standarte në nivelë më të lartë në Ballkan e Europ, e më të priveligjuar ishin ata të nacionalitetit serb.
Ata që po ushtrojnë sot dhunë në veri të Kosovës po dëshmojnë diçka të kundërtën, me realitetin që po paraqesin në opinionë, nuk po kërkojnë të drejtat e natyrshme të një minoriteti etnik (që i gëzojnë më tepër se etnitetet tjera).
Ata, okupuesit-zotëruesit e dikurshëm, që ushtruan dhunë me dekada e shekujë kundër shqiparëve në këto troje etnike, as që mund të pajtohen me idenë se janë minoritet sot.
Ata nuk pranojnë, as në parim, që t’i binden një qeverie që drejtohet nga shqiptarë.
Lojaliteti i vetëm i tyre, shihet qartë se është i lidhur me Serbinë, ndërkohë dëshmohet edhe kjo që lojaliteti i vërtetë i Serbisë lidhet vetëm me Rusinë.
Iluzionet e politikanëve të moderuar shqiptar, po edhe të ndërkombëtarëve që zotohen se janë për të siguruar drejtësi e demokraci janë të kota, nga se autorët e masakrave në Ballkan mund të konvertohen nga koha në partnerë paqësorë, por historia ka dëshmuar se agresorët sllavë-serb, mund të ndryshojnë vetëm pasi ata të mposhten qartësisht.
Serbia nuk mund të transformohet përmes lëshimeve, por vetëm përmes imponimit, që të pranojë realitetin se Kosova është shtet i pa mvarurë, i njohur me kufijët e sajë shtetëror.
Qeveria e Kosovës e ka kuptuar se është koha e fundit që të ushtronë sovranitet, ajo jo që ka të drejtë po e ka obligim kushtetues.
Sa i përgjet për marrëdhëniet me ndërkombëtare, në fund vendos vendosmëria e Qeverisë si dhe politikbërsve shqiptar se sa e kanë me seriozitet.
Sado e hidhur dhe e padrejtë të tingëllojë, fatkeqësisht kjo është një e aksiomë e vjetër e historisë.
Ndërsa për ata që janë vërsulur publikisht kundër kryeminisrit Albin Kurtit, mendoj se do të ishte më e dobishëme të mbështesin ate, e pse jo të jenë edhe më të zëshëm për mos të lëshuar pe.
Edhe vërejtjet që kanë me qëndrimeve të tij, për veprimet tjera gjatë menaxhimit të politikëbërjesë aktualisht, duhet lënë anashë, deri sa të realizohet shtrirja e sovranitetit të pushtetit në tërë teritorin e sajë. Të gjithë ata që sot kanë diçka të arsyeshme për t’i thënë kryeministrit Kurti, mund ta bëjnë këtë gjë në një mënyrë tjetër, pa u krekosur në media.
Nxitimi për të larë llogari personale apo partiake në këte moment me Kurtin, kur cenohen interesa madhore kombëtare, mund të themi se është dobësi, po pse jo edhe tradhëti.
Presionin publik që po i bëjnë të tjerët , po edhe disa përfaqësues të korruptuar ndërkombëtar mjafton, që në këte moment të gjithë shqiptarët të jenë unik, e njëherit e për gjithmonë ti tregojmë botës se jemi faktor në Ballkanë e Europ.