May 18, 2024
Kolumna

Bullgarët në Kushtetutë Po, e gjuha shqipe pse Jo?

Shkruan: Ejup Berisha

Këtu te ne së shpejti mund të inicohen ndryshime në aktin më të lartë politiko-juridik apo në Kushtetutën e RMV-së.
Ky akt do te hapet për miratimin e ndryshimit të vetemse një qështjeje, apo për futjen e 6 bashkësive të tjera etnike në të edhe pse do të ishte në të mirën dhe në inreresin e vendit që të inicohet edhe fshirja e emërtimit 20% që i përket gjuhës tonë të bukur shqipe. Tani për tani në Kushetutë gjuha jonë e ëmbël është emëruar me termin 20% që në fakt është emërtim diskriminues ofendues dhe poshtërues. Dhe a ka diskriminim, poshtrim dhe ofendim më të madh nga fakti që gjuha të cilën e flasin pjestarët e bashkësisë së dytë më të madhe etnike në shtet të emrohet me termin 20%? Përgjigja është Nuk ka jo nuk ka.
Të fillojmë nga ndryshimi i parë kushtetues që do të mund të jetë në rend dite të Kuvendit të RMV-së për miratim. Duhet theksuar se ndryshim i nevojshëm dhe tejet me vend është pa dyshim futja e bullgarëve dhe i pesë bashkësive të tjera etnike në Kushtetutën e RMV-së. Posaqërisht futja e bullgareve është një prej kushteve për fillimin e bisedimeve për antarsimin e vendit tonë në
BE. Antarsimi ynë në këtë strukturë të rëndësishme dhe të madhe politiko-ekonomike është qështje tepër e nevojshme dhe e domosdoshme dhe e njëjta duhet të ndodh sa më shpejtë që është e mundur, dhe atë pa hamendje, pa dyshime dhe pa kurrfar refuzimesh nga askush. Dhe sa më shpejtë që i krijojmë kushtet dhe bëhemi pjesë e BE-së aq më mirë do të jetë për të gjithë ne si qytetarë por edhe për shtetin tonë. Këtë pune duhet ta bëjmë edhe për të dëshmuar se si shtet i çmojmë identitetet, veçoritë, ndjenjat dhe dallimet e ndryshme të deklaruara të pjestarëve të të gjitha bashkësive etnike dhe të individëve që jetojnë në teritorin e RMV-së. Vlenë të thuhet se shteti yne në bazë të Kushtetutës
është definuar si entitet demokratik e social dhe se në bazë të këtyre percaktimeve i njëjti zotohet se e respekton lirinë dhe pavarsinë e cdo individi që lirshëm të deklarohet se cilës përkatise etnike i takon. Ndryshim tjetër gjithashtu tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i Kushtetutës tonë duhet të jetë edhe heqja e termit 20% dhe emërtimi i realtë i gjuhës tonë të bukur në aktin më të lartë politiko-juridik të vendit si Gjuha shqipe.

Mendoj se koha për të ndodhur ky ndryshim ka qenë shumë më herët dhe kjo gjë është dashur të bëhet përsëris shumë më parë këtu në vendin tonë, e jo e njejta gjë të zvarritet më tepër se dy dekada kot së koti. Se pse nuk është bërë ndryshimi në fjalë mendoj se duhet të përgjigjen përfaqsuesit e Partive politike shqiptare të cilat me pajtushmërinë, me vullnetin dhe me dëshirat e qytetarëve shqipëtar veprojnë në skenën politike të këtij vendi. Ky ndryshim është dashur të bëhej prej tyre pasiqë të njëjtët edhe paguhen si meritë e qytetarëve shqiptar. E keta paguhen për tua mbrojtur interesat, për tua realizuar kërkesat dhe për ti plotësuar nevojat e popullatës shqiptare këtu në RMV. Dhe pagat që i marrin përfaqsuesit politik shqiptar nuk janë të ulta por të njejtat janë mjaft të larta dhe të majme. Pse atëher askush prej këtyre përfaqsuesve politikë, përpos ata të subjekteve politike Aleanca për shqiptarët-ASH, Alternativa dhe të Levizjes Besa të cilat e kane kërkuar dhe po e kërkojnë ndryshimin në fjalë, subjekte të tjera shqiptare nuk janë të gatshme që ndryshimin ta bëjnë pjesë të agjendës së propozim ndryshimeve kushtetuese. Disa subjekte politike qeveritare bile thonë se për këtë qështje nuk është koha e përshtatshme apo shkurt thonë Nuk është koha tani për një ndryshim të tillë. E unë mendoj se mu tani është koha e përshtatshme që gjuha shqipe ta merr vendin e merituar në Kushtetutën e RMV-së.