Pas ftohjes së tanishme, temperaturat e larta mund të rikthehen edhe një herë në Ballkan para se kalendari të kalojë në muajin tetor. Parashikimet e reja meteorologjike afatmesme tregojnë për një ngrohje të sërishme në ditët e fundit të shtatorit, ku në pjesën më të madhe të Ballkanit temperaturat maksimale mund të afrohen në 28–30 gradë Celsius, transmeton portali Lideri.mk.

Bëhet fjalë për një ndryshim shumë më të gjerë atmosferik mbi Evropë. Severe Weather Europe, në analizën e saj më të fundit të publikuar sot, parashikon formimin e sërishëm të një kreshtë të fuqishme të presionit të lartë atmosferik, e ashtuquajtura “kupolë e nxehtësisë”, e cila do të mundësojë depërtimin dhe qëndrimin e ajrit shumë të ngrohtë mbi një pjesë të madhe të kontinentit deri në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit.

Megjithatë, pjesa më ekstreme e valës së re të të nxehtit nuk do të jetë mbi Ballkan. Temperaturat më të larta priten në Gadishullin Iberik, ku në Spanjë dhe Portugali lokalisht parashikohen vlera rreth 40 gradë Celsius.

Më pas, ajri i ngrohtë do të përhapet drejt Francës, Evropës Qendrore, Italisë dhe Ballkanit. Prandaj, paralajmërimet për “40 gradë në Evropë” kanë bazë meteorologjike, por kjo shifër nuk i referohet Ballkanit./Lideri

" "
sqShqip