May 7, 2024
Maqedoni

Hyri në vijë të plotë dhe shkaktoi tragjedi, paraburgim për Zoran Mileski-Kiçeec

Gjykata Themelore në Gostivar ka caktuar 30 ditë paraburgim për Zoran Mileski-Kiçeec për aksidentin automobilistik në Magjistralen Kërçovë-Gostivar.

Sipas Prokurorisë Publike, Kiçec shkaktoi aksidentin duke tejkaluar në vijë të plotë.

Më 4 shtator, në magjistralen Kërçovë-Gostivar, i dyshuari, si pjesëmarrës në trafik në rrugët publike nuk ka respektuar rregulloren rrugore dhe ka rrezikuar trafikun publik. Kiçeec duke lëvizur me një mjet “Mercedes” me targa të Kërçovë, në vijë të plotë gjatësore të shënuar qartë, ka kaluar në krahun tjetër të rrugës dhe është përplasur me nje veturë “BMW” me targa të Tetovës. Në të njëjtin moment, në drejtim të kundërt me Kërçovën, po lëvizte një veturë “Sang Yong” me targa të Gostivarit, mbi të cilën i dyshuari ka bllokuar rrugën dhe për pasojë e ka goditut frontalisht. Si shkak i kësaj përplasje frontale një udhëtar në makinën Sang Yong ka humbur jetën në këtë aksident, ndëra katër persona u plagosën rëndë dhe tre të tjerë, përfshirë të dyshuarin, u plagosën.

Ndryshe, para disa minutave Prokuroria Themelore në Gostivar lëshoi urdhër për kryerjen e një hetimi kundër tij për vepër penale – Veprime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. /SHENJA/