May 3, 2024
Kosovë

Djaloshi shqiptar fiton vendin e parë në botë për matematikë

Harun Hondozi ka zënë vendin e parë në matematikë në garat ndërkombëtare në Dubai.

Këto gara janë organizuar nga Akademia Brainobrain International 2023, në kuadër të Brainobrain Kosova.

Harun Hondozi është nxënës i klasës IV/5 në shkollën “Dardania” në Prishtinë. Ai garoi në nivelin e 5- të, duke u shpallur kampion në kategorinë e tij.

Haruni kishte konkurrencë të madhe, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës.

Shkolla fillore “Dardania”, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka thënë se krenohet me Harunin, dhe nxënësit e tjerë që arritën rezultate të jashtëzakonshme në garat ndërkombëtare.

Reklama

“Se në shkollën tonë është duke u bërë një punë e madhe në arritjen e rezultateve të parapara kjo po dëshmohet edhe në garat ndërkombëtare ku nxënësit tanë po tregojnë rezultate të larta”.

“Në garat ndërkombëtare në Dubai, nën organizimin e Akademisë Brainobrain International 2023, në kuadër te Brainobrain Kosova, Harun Hondozi nxënës i klasës IV/5 të shkollës Dardania mori pjesë duke garuar në nivelin e 5- të, dhe fitoi vendin e parë në këtë kategori duke u shpallur kampion në kategorinë e tij, në një konkurrencë të lartë, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës”.

“Krenohemi me aftësitë e shumta që fëmijtë tanë po i tregojnë kudo në botë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle./Telegrafi.